Nënshkrimi i kontratave me themeluesit e bizneseve fillestare në Komunën e Klinës

Të marten, me 7 Mars 2023, në zyret e Komunës së Klinës, janë nënshkruar kontratat me 8 përfituesit e Fazës së Parë të skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’. Këto biznese fillestare, do të paisen me mjete të punës, me të cilat do t’i mishërojnë idetë e tyre për biznes. Të gjitha përfitueseve iu urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.



