Nga përfituesi i grantit te sipërmarrësi: Transformimi i pasionit në profesion

“Ne kemi trashëguar receta tradicionale që janë përcjellë brez pas brezi. Jam e lumtur që mund të ndaj pasionin tim për trashëgiminë tonë kulturore me brezat e ardhshëm. Jam vërtet mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë, e cila më ka mundësuar të shndërroj këtë pasion në profesion dhe nga kjo, të krijoj një të ardhme premtuese për fëmijët e mi në vendlindjen e tyre”.- Mervete Balija, përfituese e Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’.