Partnerët

Partnerët

ASB

ASB është organizatë humanitare gjermane, e angazhuar në fusha të tilla si mbrojtja civile, shërbimet e shpëtimit dhe shërbimet e mirëqenies sociale. Si një organizatë jopolitike, ASB, që nga themelimi i saj në 1888, ka ofruar ndihmë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje. ASB ka qenë e pranishme në Evropën Juglindore që nga viti 1992, duke ndihmuar personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatët, komunitet pakicë, njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu, viktimat e dhunës, fëmijët dhe të gjithë njerëzit e tjerë që kanë nevojë për ndihmë.

PREDA PLUS

Në vitin 2015 PREDA Plus Kosova u themelua për të kontribuar më tej në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, si rezultat i zbatimit të suksesshëm të projekteve të Bashkimit Evropian, të realizuara nga PREDA Plus e Maqedonisë së Veriut dhe të fuqizuara nga partneriteti me ASB në Kosovë. Qëllimet e organizatës PREDA Plus për degën e saj në Republikën e Kosovës - PREDA Plus Kosovë, janë të lehtësojë iniciativat e sektorit civil dhe privat; të sigurojë një model për zhvillim dhe mirëmbajtje; të sjellë një kontribut më të shpejtë drejt integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si pjesë e rajonit të Ballkanit. PREDA Plus Kosova dhe Fondacioni PREDA Plus kanë status neutral me karakter jofitimprurës.

WEntrepreneur

“WEntrepreneur” është organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare, e regjistruar zyrtarisht në prill 2014, në përputhje me Ligjin për Lirinë e Asociimit në OJQ-të në Kosovë – 04/L-57. Që atëherë, ka bërë fushatë aktive për ngritjen e kompetencave dhe kapaciteteve të grave ndërmarrëse në Kosovë. WEntrepreneur ka zbatuar iniciativa të ndryshme për mbështetetje të bizneseve fillestare të udhëhequra nga gratë. Fusha e ekspertizës së WEntrepreneur është e lidhur ngushtë me: gratë në biznes; sipërmarrësit e rinj; arsimi dhe trajnimi; dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Grupet e synuara të WEntrepreneur janë gratë dhe të rinjtë, por edhe organizata të tjera të shoqërisë civile që përpiqen të përmirësojnë jetën e këtyre grupeve. Ekspertiza kryesore e WEentrepreneur është zhvillimi i kompetencave. WEntrepreneur ka përvojë në organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve. Deri më tani, kryesisht i ka zhvilluar aktivitetet në Kosovë, me disa angazhime në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.