Përfituesit e Granteve për Start-up biznese nënshkruajnë kontratat në Komunën e Prizrenit

Sot, në Komunën e Prizrenit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëfinancimit për të mbështetur 17 biznese fillestare që sjellin ide inovative, të cilat aktualisht janë të kufizuara ose të pakta në tregun tonë. Themeluesit e këtyre bizneseve janë përfitues nga faza e tretë dhe përfundimtare e skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale” në kuadër të Projektit Integra.
Përfituesit nënshkruan kontratat, si fitues tw grantit me pajisje profesionale të cilat do të ndihmojnë në rritjen dhe suksesin e biznesit të tyre.
Urojmë të gjithë përfituesve një fillim të mbarë në bizneset e tyre dhe shumë suksese në sfidat e reja që do të përballen.