Përfituesit e Granteve për Start Up biznese nënshkruajnë kontratat në Komunën e Rahovecit
Sot në zyren e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, u nënshkrua Memorandumi i bashkëfinancimit për përfituesit e fazës së tretë të Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale” në kuadër të Projektit Integra. Kjo skemë synon të mbështesë gratë dhe të rinjtë e riatdhesuar, dhe jo vetëm, për të themeluar bizneset e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunës.
Tre themelues të bizneseve të reja nga Rahoveci janë përfitues të granteve me mjetet të nevojshme për të filluar punën e tyre dhe për të realizuar projektet e tyre inovative.
Urojmë të gjithë përfituesve një fillim të mbarë në bizneset e tyre dhe shumë suksese në sfidat e reja që do të përballen.