Përfundoi me sukses faza e parë e Ditëve Informative nga Skema e Granteve

Me sot, u përmbyll faza e parë e Ditëve Informuese të Skemës e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizniseve individuale”. Komuna e Suharekës, ishte komuna e pestë e cila u vizitua në këtë faze. Qytetarët e kësaj komune patën mundësinë të njofotohen me Skemën e Granteve dhe njëkohësisht edhe të shprehin interesin e tyre për këtë thirrje.