Përfundoi me sukses i trajnimit pesë-ditor

Trajnimi pesëditor për skemën e granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale” ka përfunduar sot me sukses. Grupet e fazës së tretë janë trajnuar për të zhvilluar planin e biznesit, për të kryer veprimet e nevojshme për themelimin e biznesit, për të identifikuar sfidat që mund të shfaqen dhe për të ndjekur hapat në rrugën drejt suksesit.
Ekipi i projektit Integra pjesëmarrësve në grupe, iu uron fat dhe suksese në hapat e mëtutjeshëm drejt themelimit të bizneseve fillestare.