Projekt INTEGRA: Një Sukses i Ëmbël

🍰✨Afërdita Sylejmani, themeluese e start-up biznesi në Mitrovicën e Jugut, veçohet me idenë e saj në krijimin e ëmbëlsirave dhe tortave të bëra me përkushtim dhe me përdorimin e përbërësve të cilësisë së lartë. Ajo ofron një gamë të gjerë ëmbëlsirash të personalizuara deri te ato tradicionale, për çdo shije dhe rast.

Me një fokus të veçantë në detaje, Afërdita siguron që çdo porosi të jetë e veçantë dhe të plotësojë preferencat e klientëve të saj.

Si përfituese e grantit të Projektit INTEGRA, ajo ka zhvilluar me sukses biznesin e saj, duke pranuar porosi nga qytetarët e Mitrovicës Jugore dhe më gjërë.✨🧩