Projekti INTEGRA nënshkruan 11 Memorandume të Bashkëpunimit me Komunat Partnere

Projekti INTEGRA nënshkruan Memorandume të Bashkëpunimit me Komunat Drenas, Graqanica, Istogu, Klina, Lipjan, Malisheva, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci, Suhareka dhe Vushtrria.
Në janar të vitit 2023, si hap të parë të bashkëpunimit me partnerë, Projekti nënshkroi Memorandumet e Bashkëpunimit me 11 komunat përkatëse.
Memorandumet kanë për qëllim të sigurojnë një kornizë për bashkëpunim të ardhshëm, duke përshkruar përgjegjësitë dhe përkushtimin e të dy palëve, Projektit dhe Komunave, duke synuar mbështjen e të riatdhesuarve dhe popullsinë e cenueshme lokale, në mënyrë që të sigurojë një terren më të mirë për riintegrimin e tyre.