Ri-shpallje: Mundësi për aftësim profesional

Ftohen personat e ri-atdhesuar dhe qytetarë të tjerë, të interesuar për t’u kualifikuar apo rikualifikuar në lëmi të ndryshme, që të aplikojnë në Qendrat për Aftësim Profesional -QAP, për t’u informuar më detajisht për programet të cilat ofrohen.

Thirrja vlen për qytetarët nga këto Komuna: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Istog, Klinë, Graqanicë, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Drenas dhe Lipjan.