Rreth Projektit
About Project Integra
Hyrje në Projekt
“Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokalë në Kosovë” i njohur gjithashtu si INTEGRA është një projekt i financuar përmes “Perspektive Heimat” ose “Perspektiva Atdhe” i cili synon të mbështesë të kthyerit dhe popullsinë e cenueshme lokale, për të bërë një fillim të ri. në vendin e tyre të origjinës. Projekti financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – BMZ dhe po zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.
Projekti ka filluar më 1 dhjetor 2022 dhe do të zbatohet deri më 31 gusht 2025.
INTEGRA synon integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, që do t’u mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë. Një veprim i tillë është i rëndësishëm si nga këndvështrimi i integrimit social ashtu edhe nga këndvështrimi i ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me çështjet e migracionit.
Projekti do të zbatohet në 11 komuna përfituese:
- Drenas
- Malishevë
- Graçanicë
- Mitrovicë e Jugut
- Istog
- Prizren
- Klinë
- Rahovec
- Lipjan
- Suharekë
- Vushtrri
INTEGRA synon drejtpërdrejt 563 individë: gra dhe të rinj të kthyer dhe persona nga grupet në rrezik që do të kenë një perspektivë për të qëndruar, por edhe zyrtarë të qeverive lokale dhe qendrore. Përveç kësaj, sa herë që është e mundur, projekti do të sigurojë angazhimin dhe bashkëpunimin e komuniteteve përkatëse.
Projekti ka 5 komponentë kryesorë të cilët janë të ndërlidhur për të siguruar arritjen e objektivit të projektit:
Komponenti 1. Forcimi i kapaciteteve dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet 35 përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror
Ky aktivitet paraqet një pjesë të rëndësishme të projektit pasi ndërton/rrit aftësitë e zyrtarëve të qeverisë lokale dhe qendrore dhe u ofron atyre mundësinë për të ndarë përvojën e tyre në punën e përditshme me të kthyerit dhe nevojat e tyre më urgjente. Ata do t’i bashkohen Ekipit të Projektit në hartimin e Skemave të Granteve për të kthyerit, por gjithashtu do të marrin pjesë në vizitat monitoruese. Kjo do t’i ndihmojë ata që në të ardhmen, të nisin dhe/ose menaxhojnë skema të tjera të tilla, të financuara nga Qeveria e Kosovës ose komunat përkatëse.
Komponenti 2. Ndërtimi i aftësive i 120 personave të kthyer dhe personave nga grupet në rrezik, në Planifikimin dhe Menaxhimin e Biznesit dhe sigurimi i të mirave materiale/kapitale për 100 biznese të reja
Përfitues të këtij aktiviteti janë kryesisht gratë dhe të rinjtë e kthyer, por edhe personat nga grupet në rrezik, të interesuara për të krijuar biznesin e tyre. Mbështetje në formën e pajisjeve do t’u ofrohet individëve që vijnë me ide novatore; mbulojnë sektorë të mangët në tregun vendas, ose ofrojnë shërbime dhe produkte që zëvendësojnë ato që importohen dhe ato që janë miqësore me mjedisin. Shembuj të llojeve të profesioneve/ideve të biznesit që do të mbështeten, janë: dizajnerët, specialistët e IT-së, zhvilluesit e uebit, kultivuesit e ushqimit organik, përpunuesit e ushqimit etj.
Ky komponent do të organizohet në 2 thirrje të veçanta.
Komponenti 3. Sigurimi i kompetencave dhe rikualifikimi i 50 përfituesve të përzgjedhur përmes Trajnimit të Arsimit Profesional
Mungesa e profesioneve specifike në Kosovë po bëhet gjithnjë e më evidente. Për të adresuar këtë problem, Projekti planifikon të identifikojë individë që janë të interesuar të plotësojnë këto boshllëqe, por edhe të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme.
Projekti synon të tërheqë individë që janë të interesuar të kualifikohen për sektorë të mangët, por edhe për ata që dëshirojnë të rikualifikohen dhe të zotërojnë një gamë të re aftësish.
Ky komponent do të organizohet në 2 thirrje të veçanta.
Komponenti 4. Ofrimi i mundësive të punësimit të lehtësuar në kompanitë ekzistuese, për 60 përfitues
Përmes këtij aktiviteti, Projekti synon t’u ofrojë punësim solid 60 grave dhe të rinjve të kthyer, në industritë që kanë më shumë nevojë për to. Angazhimi i tyre mund të jetë me një punëdhënës të vetëm ose të mëshumë të tillë. Poashtu, ngritja e kapaciteteve të tyre, do të varet nga aktiviteti ku do të angazhohen.
Projekti do t’u ofrojë punëdhënësve mbështetje në formën e pajisjeve, për çdo përfitues të punësuar. Ky komponent do të organizohet në 2 thirrje të veçanta.
Komponenti 5. Krijimi i 5 Qendrave të Angazhimit të Komunitetit (QAK)
Projekti synon të mbështesë komunitetet në të cilat jetojnë të kthyerit dhe grupet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e grupeve të synuara, projekti do të krijojë Qendrat e Angazhimit të Komunitetit (QAK), në 5 komuna të ndryshme. QAK paraqet një qendër për reflektim dhe edukim, në të cilën gratë identifikojnë temat sipas përzgjedhjes së tyre dhe angazhohen rregullisht në aktivitetet e planifikuara. QAK do të shërbejë si një hapësirë e sigurt për gratë për të diskutuar tema të ndryshme duke përfshirë ato që përndryshe nuk do të ndiheshin rehat t’i diskutonin për shkak të ndjeshmërisë kulturore. Në QAK do të organizohen seminare, tubime sociale dhe ngjarje të tjera për të promovuar dhe përkrahur qytetarinë aktive përmes bashkëpunimit dhe ndërveprimit me komunitetin.
Themelimi i qendrave të tilla është subjekt i një procesi konkurrues ndërmjet të gjitha komunave përfituese.