“Sfidat psikologjike me të cilat përballen të riatdhesuarit,” – Eventi i 10-të në Qendrat e Angazhimit në Komunitet
Sfidat psikologjike me të cilat përballen të riatdhesuarit” – ishte tema e eventit të 🔟, i cili mblodhi një numër të madh të grave nga komunitetet e ndyshme në komunat ku u mbajt.
“Emigrimi në Francë nuk ishte periudhë e lehtë për ne si familje. Por njashtu nuk ishte i lehtë edhe rikthimi në vendlinje. Sot, ne pas shumë peripetive arritëm që me punë të bëhemi pronarë të biznesit në Kosovë. Pjesëmarrja ime në këtë event më mundësoi që të ndaj me gra të tjera përjetimet e mia si gjatë emigrimit poashtu edhe gjatë riatdhesimit”- Sujna Smaili, QAK Prizren. Ky ishte njëri nga përjetimet nga shumë të tjerë, të treguar nga gratë të riatdhesuara, që ishin pjesmarrëse në QAK në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.