“Shëndeti fizik” – tema e 11 në Qendrat e Angazhimit të Komuniteteve
Eventi i me temën “Shëndeti fizik” u mbajtë në pesë Qendrat për Angazhim të Komunitetit (QAK).
Në këto takime, profesionistja e kësaj lëmie ka ofruar udhëzime dhe këshilla të rëndësishme për pjesëmarrëset, duke përfshirë ushtrime fizike specifike, nevojat e ushqyerjes për shëndetin fizik, si dhe strategjitë për të luftuar shprehitë negative që mund të dëmtojnë shëndetin fizik.
Aktiviteti u zhvillua në komunat e Prizrenit, Mitrovicës Jugore, Istogut, Malishevës dhe Klinës, ku pjesëmarrëset ishin të përfshira plotësisht në diskutimet dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme për të shëndetin fizik.
Gjatë këtij eventi, gratë e vlerësuan temën si shumë të rëndësishme për një jetë të shëndetshme, duke vënë në pah rëndësinë e mirëqenies fizike për jetën e tyre të përditshme. Në fund u përmend se për të qenë të shëndetshëm, është e nevojshme të praktikohen rregullisht ushtrime fizike, të mbahet një dietë e balancuar, ,të sigurohet gjumi i mjaftueshëm dhe të shmangen zakonet që mund të dëmtojnë shëndetin.