Shpërndarja e granteve në Komunën e Vushtrrisë
Në Komunën e Vushtrrisë, 5 përfitues të Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’ u pajisen me mjete profesionale për të filluar bizneset e tyre Start-up.
Këta përfitues do të ofrojnë shërbime të ndryshme, përmes bizneseve të tyre si:
Hanife Aliu – Shërbime të pastrimit dhe larjes së tepihëve
Ferki Hyseni – Elektricist
Hilmi Vllahija – Instalim i ngrohjes qëndrore dhe klimatizim
Fevzi Meholli – Saldim
Genc Tërnava – Shërbime të pastrimit dhe larjes së tepihëve
Sikurse në të kaluarën edhe në këtë projekt nuk mungoi përkrahja e Komunës së Vushtrrisë.
Të gjithë përfituesve ju urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.