Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Hamide Shurdhaj

Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Hamide Shurdhaj

Hamide Shurdhaj nga Komuna e Malishevës është përfituese e Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’.

Deri më tani, ajo përdorte metodat tradicionale të kultivimit të perimeve në fushë të hapur të cilat shpesh jepnin rezultate të pakta për shkak të dëmtuesve, sëmundjeve dhe sezonës së shkurtër të rritjes. Me serrën dhe paisjet e përfituara nga granti, Znj. Shurdhaj si një fermere e vogël pritet të ketë përmirësime të jashtëzakonshme në praktikat bujqësore dhe të fuqizoj rolin e saj si femere në komunitet.