Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Lindita Shala
Lindita Shala, nga Komuna e Drenasit, është përfituese e grantit në kuadër të skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’. Zonja Shala, e cila është e angazhuar profesionalisht në bujqësi, është paisur me serë dhe pajisje të tjera të nevojshme. Synimi i saj është të përdorë këto paisje për të kultivuar një gamë të larmishme perimesh të sezonale, të cilat ajo planifikon t’i ofrojë komunitetit lokal. E rikthyer në vendlindjen e saj pasi ka jetuar në vendet Evropiane, Lindita beson fuqishëm se individët punëtorë mund të gjejnë mundësi punësimi dhe mund të krijojnë një të ardhme të ndritur në Kosovë.