Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Mimoza Sopa

Përfituesja e radhës, Mimoza Sopa nga Komuna e Lipjanit, ka shprehur interesim që të jetë pjesë e Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’. Znj.Sopa ka themeluar biznesin e saj fillestarë në sektorin e Shërbimeve duke ofruar kurse për fëmijë. Me marrjen e paisjeve nga projekti Mimoza ka filluar të ofrojë shërbime cilësore në këtë fushë.