Takim i suksesshëm me Agjencinë Kosovare të Punësimit dhe Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional

Një takim produktiv u zhvillua me përfaqësuesin e Agjencisë për Punësim të Kosovës dhe udhëheqësit e pesë Qendrave Rajonale të Aftësimit Profesional. Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth hapave të mëtutjeshëm për zbatimin e aktiviteteve të ndërlidhura me trajnimin e personave të riatdhesuar dhe të tjerë.
Ky diskutim nxori në pah mundësinë e rritjes së numrit të përfituesve e që do të rezultoj me shtim të fuqisë punëtore të aftësuar në sektorët deficitarë në Kosovë.