Takimi informues me Zyrtarët Komunal të 5 Komunave përfituese në kuadër të Projektit INTEGRA
U mbajt takimi informues me Zyrtarët Komunal të Drejtorive për Komunitete dhe Kthim / Integrim, të 5 Komunave përfituese në kuadër të Projektit INTEGRA.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i përgjithshëm i objektivave kryesore të Projektit INTEGRA, zbatimi i aktiviteteve të paraprara dhe bashkëpunimi me Komunat Partnere.
Pjesëmarrësit në takim patën mundësi të disikutonin rreth rolit të komunave që do të kenë në zbatimin e projektit dhe koordinimin e aktivititeteve të ndryshme, si dhe gatishmërine e këtyre komunave për bashkëpunim dhe bashkëfinancim.
Ne bashkëpunim me këta zyrtare komunalë, të caktuar nga komunat partnere si përgjegjes për zbatim të aktiviteteve të ndryshme të projektit, u dakorduan edhe datat për Ditet Informuese të Skemës së Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale”.