Tetori Roze- ngjarjet në Qendrat për Angazhim të Komunitetit

Eventet e muajit Tetor, i njohur si Tetori Rozë – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, u fokusuan në shpërndarjen e informacionit mbi shëndetin e gjirit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje te gratë dhe vajzat. Gjatë eventit me temën “Informimi adekuat rreth sëmundjeve malinje”, u diskutua për:
• Edukimi dhe Parandalimi
• Mbështetja dhe Resurset në Komunitet
Ju faleminderit që u bashkuat me ne për të shpërndarë informacionin dhe për të mbështetur njëra-tjetrën!
Ky event u mbajt në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.