Thyerja e Barrierave: Gratë dhe Paragjykimet e Komunitetit në Kosovë

Gjatë javës së kaluar u mbajt eventi me temë: “Thyerja e Barrierave: Gratë dhe Paragjykimet e Komunitetit në Kosovë” në pesë Qendra të Angazhimit të Komunitetit (QAK). Gratë nga komunitete të ndryshme u bashkuan për të ndarë përvojat e tyre dhe për të diskutuar mbi sfidat që hasin në përditshmëri.
Bashkëbisedimi me psikologen bëri që trajtimi i çështjeve të ndjeshme të ishte më i thellë dhe më produktiv. Aktivitetet u zhvilluan në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.