“Toleranca ndaj grupeve të ndryshme shoqërore ” – tema e eventit të gjashte në QAK
Gjatë kësaj jave, u zhvillua eventi i gjashtë me temën: “Toleranca ndaj grupeve të ndryshme shoqërore ” në pesë Qendrat e Angazhimit të Komunitetit (QAK). Gra nga komunitetet e ndryshme u mblodhën për të ndarë përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi këtë çështje të rëndësishme. Diskutimet u karakterizuan nga një atmosferë dinamike, me pyetje të rëndësishme dhe trajtime të thella të ngjarjeve të ndryshme. Bashkëbisedimi me psikologen bëri që trajtimi i çështjeve të ndjeshme të ishte më i thellë dhe më produktiv.
Pjesëmarrëset u ndjenë të përfshira dhe të motivuara për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më tolerante për të gjithë.
Aktivitetet u zhvilluan në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.