Trajnim për forcimin e aftësive për zhvillimin dhe prezantimin e projekt propozimeve në lidhje me “Themelimin e 5 Qendrave të Angazhimit të Komunitetit (QAZ)”
Ekipi i Projektit Integra filloi implementimin e komponentës së pestë të projektit, që është “Krijimi i 5 Qendrave të Angazhimit të Komunitetit (QAK)”. QAK do të shërbejë si një hapësirë e sigurt për gratë, për të diskutuar, organizuar seminare, tubime sociale dhe ngjarje të tjera për të promovuar dhe përkrahur qytetarinë aktive përmes bashkëpunimit dhe ndërveprimit me komunitetin në të cilin jetojnë të kthyerit dhe grupet në rrezik. Procesi i aplikimit dhe konkurimit filloi më 28 Mars me mbajtjen e trajnimit 5 ditorë në qytetin e Strugës. Pjesmarrës ishin ekipet e përbëra nga zyrtarë komunal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të komunitetit të komunave konkuruese. Gjatë trajnimit komunat garuese patën mundësinë të prezantojnë projektet e tyre si dhe të vlerësojnë projektet e komunave tjera konkuruese.
Kjo komponentë e projektit do të implementohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me komunat.