TV Prizreni për Projektin Integra
Preda Plus në Kosovë në partneritet me WEntrepreneur dhe me mbështetjen e ASB-së kanë filluar zbatimin e projektit “Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm në Kosovë” (INTEGRA) në 11 komuna të Kosovës. Në Konferencën prezantuese është theksuar se ky projekt synon integrimin social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, duke iu krijuar një perspektivë për të qëndruar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, punësimit, vetëpunësimit, që do t’iu mundësojë atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë. alentin Hoxha, drejtor i projektit duke prezantuar të gjitha komponentët e projektit, ka pohuar se synohet zbutja e papunësisë për të riatdhesuarit dhe për ata që rrezikojnë të migrojnë në një të ardhme të afërt. Ndërsa Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës ka pohuar se kjo komunë e ka mirëpritur këtë projekt, dhe se bashkë me 10 komuna tjera do të bashkëpunojë për të mbështetur të riatdhesuarit dhe të tjerët, përfshirë gratë dhe të rinjtë. Komuna partnere në këtë projekt janë: Drenasi, Graçanica, Istogu, Klina, Lipjani, Malisheva, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Rahoveci, Suhareka dhe Vushtrria.