Histori frymëzuese: Krijimi i një të ardhmeje në atdhe

“Unë kam përvojë në parukeri dhe gjithmonë kam ëndërruar të hap biznesin tim si parukiere, por ëndërrat nuk bëhen realitet vetëm sepse ti ëndërron për to. Prandaj, dua ta falenderoj projektin INTEGRA për mbështetjen e dhënë përmes këtij granti për krijimin e biznesit tim. Kjo mundësi do të më ndihmojë të realizoj ëndrrën time, në atdheun tim”. – Shqipe Kryeziu, përfituese e Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’.