Vazhdimi i mbështetjes së bizneseve dhe punësimit në Kosovë nga Projekti Integra

NSH Pastrimi – ALBA në Mitrovicë është biznes i cili ofron shërbime profesionale pastrimi, duke siguruar ambiente të pastra dhe të shëndetshme për individë dhe biznese.
Me mbështetjen e Projektit Integra, NSH Pastrimi ALBA ka pasur mundësinë të rrisë kapacitetet e tij, të investojë në pajisje moderne dhe të krijojë dy vende të reja pune . Këto paisje, jo vetëm që përmirëson cilësinë e shërbimeve, por edhe kontribon në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Projekt Integra vazhdon të mbështesë bizneset vendore dhe rritjen e punësimit në Kosovë!
